Në të parin gjykim të mbajtur nën mbikqyrjen e EULEX-it në Kosovë 59 vjeçari Gani Gashi është dënuar me 17 vjet burg për vrasje, tentativë vrasje dhe dhunë fizike. Ngjarja për të cilën Gashi është shpallur fajtor është zhvilluar në pikën e kontrollit në Komoran në 12 korrik 1998.
Paneli i tri gjykatësve përfshinte dy gjykatës nga EULEX-si dhe një gjykatës të Kosovës. Prokurori ishte gjithashtu nga EULEX-si.
“Ky gjykim tregon se EULEX-si është serioz lidhur me hetimin dhe përndjekjen e rasteve të krimeve të luftës, kudo që kanë ndodhur", tha Theo Jacobs, kryeprokuror i EULEX-it.