Në Gjykatën e Qarkut në Beograd sot vazhdon gjykimi i tetë policëve të cilët akuzohen për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në Suharekë gjatë luftës së vitit1999. Policët serbë akuzohen për dhënien e urdhërit dhe vrasjen e anëtarëve të familjes Berisha më 26 mars 1999. Fillimisht policët serbë kishin ekzekutuar disa nga mëshkujt e kësaj familje, ndërsa më pas edhe gra dhe fëmijë të moshës një deri në 90 vjeç.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.