Ndërlidhjet

Obama dhe Aso u takuan në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama u takua sot me kryeministrin e Japonisë, Taro Aso në Shtëpinë e Bardhë.

Aso është lideri i parë i huaj që u takua me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë që kur ai e mori zyrën në 20 janar.

Presidenti Obama i ka thënë kryeministrit Aso se aleanca ndërmjet Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara është "gurthemel i sigurisë në Azinë Lindore", dhe se ai dëshiron që edhe më tej t'i forcojë marrëdhëniet.

Dy liderët pritej t'i diskutonin mënyrat për shpëtimin e ekonomive amerikane dhe japoneze, dy ekonomive më të mëdha në botë, nga kriza globale finansiare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG