Ministri i Jashtëm i Iranit, Manoucher Mottaki, tha se është optimist se rrethanat në tërë Lindjen e Mesme mund të përmirësohen nëqoftëse presidenti i SHBA, Barack Obama, do t'u përmbahej premtimeve, që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Mottaki i bëri këto komente gjatë vizitës së tij në Bagdad, një ditë pasi presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad tha se vendi i tij ishte i gatshëm për bisedime me Shtetet e Bashkuara në kuadër të "një atmosfere korrekte me respekt të ndërsjellë".
Komentet e tyre janë sinjalet më të forta deri tani se Teherani e mirëpret thirrjen e Obamës për dialog, pas tre dekadash armiqësie, që nga përmbysja e shahut në vitin 1979, i cili gëzonte mbështetjen amerikane.