Firma japoneze për elektronikë "Panasonic" njoftoi se do të shkurtojë 5 mijë vende pune, apo 5 përqind të fuqisë punëtorë. Poashtu planifikohet mbyllja e 27 uzinave në mbarë botën për t'u përballur me rënien e kërkesës së produkteve. Panasonic i bashkohet kompanive tjera japoneze si Sony dhe Toshiba të cilat njoftuan për shkurtime në vendet e punës për shkak të krizës botërore financiare.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.