Qeveria e Kosovës, deri në fillim të javës së ardhshme, do të marrë një vendim se si do të veprojë në lidhje me embargon që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ua kanë vënë, kohë më parë, produkteve kosovare.
Kështu bëri të ditur ministri për Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku, gjatë një seance të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se brenda kësaj periudhe, ekzekutivi kosovar do të zhvillojë konsulta me partnerët ndërkombëtarë për t'i shikuar mundësitë se çfarë masash reciprociteti, të cilat parashihen dhe me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore - CEFTA, mund të marrë Kosova si palë nënshkruese.
"Të gjitha aktivitetet tona kanë qenë në përputhje të plotë me partnerët ndërkombëtarë dhe kemi një përkrahje të madhe. Unë besoj se gjatë kësaj jave, apo në fillim të javës së ardhshme, do të sqarojmë situatën edhe më tutje dhe do të kemi pasqyrë më të qartë për hapat që do të ndërmarrë Qeveria për masat eventuale - masat e reciprocitetit", tha Zharku.
Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion kërkuan që Qeveria e Kosovës t’i marrë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ethem Çeku, tha se Kosova si shtet duhet të ndërmarrë masa reciprociteti ndaj vendeve që kanë bllokuar produktet kosovare.
"Edhe pse në aspektin ekonomik ne nuk jemi në gjendje, por në qoftë se Serbia plason mall deri në 200 milionë euro në vit në tregun kosovar dhe produktet e saj hyjnë në Kosovë dhe e përdor Kosovën si treg, atëherë ne duhet të vendosim politika, të cilat e bëjnë Serbinë të disiplinuar në raport me biznesin tonë", konsideroi Çeku.
Ndërkohë, sipas Përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një politikë më pro-aktive edhe në drejtim të ndryshimit eventual të Marrëveshjes së CEFTA-s, gjë që, sipas tij, mund të bëhet përmes anekseve ose neneve të ndryshme.
"Është më se e rrugës që Qeveria të ketë veprime pro-aktive në kuptimin e komunikimit, të ndryshimit, nëse ka nevojë edhe të bllokadave eventuale, me qëllim të sensibilizimit, qoftë të vendeve të rajonit, qoftë të atyre që janë garantues të asaj marrëveshjeje", tha Ramosaj.
Të dhënat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tregojnë se në vitin 2007 në Kosovë ka pasur një import prej 220 milionë eurosh, ndërsa një eksport prej 9, 5 milionë eurosh, kurse, sipas të dhënave për vitin 2008, në Kosovë janë importuar mallra me vlerën 148 milionë euro dhe janë eksportuar produkte me vlerë prej 7, 5 milionë eurosh.
Ministri Zharku vlerëson se nuk do të ishte në interes të shtetit të Kosovës t’u vë embargo absolute produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por ai njofton se gëzon mbështetjen e bizneseve kosovare për çfarëdo vendimi që merr Qeveria e Kosovës në këtë drejtim.
"Për marrjen e masave të ndryshme apo për marrjen e masave të reciprocitetit kemi përkrahjen e bizneseve dhe të popullatës së gjerë. Ndërsa, jam i bindur se si qeveri ne nuk do të marrim masa për inat të Serbisë, por do t'i aplikojmë masat në interes të ekonomisë sonë", theksoi ministri Zharku.
Që nga 3 dhjetori, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ua kanë bërë bllok produkteve të Kosovës, për shkak të ndërrimit të vulës së doganave nga ato të UNMIK-ut në doganat e Kosovës.
Më 16 dhjetor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte njoftuar Sekretariatin e CEFTA-s, i cili në përgjigjen e tij drejtuar ministrisë e ka vlerësuar si çështje politike problemin e adresuar, duke theksuar se si i tillë nuk mund të zgjidhet në nivel të sekretariateve.