Ushtria e Pakistanit njoftoi se ka vrarë së paku 35 militant islamik gjatë një operacioni në pjesën veriperendimore të vendit. Incidenti ndodhi dy ditë pasi autoritetet pakistaneze thanë se kanë vrarë 16 militantë të tjerë në rajonin e Svatit. Kjo pjesë e Pakistanit është një nga destinimet turistike por dy vite më parë militantët islamik filluan që me dhunë të imponojnë islamin e talibanëve duke u konfrontuar disa herë me ushtrinë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.