Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha se Afganistani mbetet sfida më e madhe ushtarake për Shtetet e Bashkuara.
Duke folur në Komitetin për Shërbimet e Armatosura në Senat, Gates tha se koordinimi për luftimin e kryengritjes nuk ka qenë i shkëlqyeshëm, dhe se "do të jetë një betejë e gjatë dhe e vështirë".
Ai tha se qëllimet strategjike të Uashingtonit në Afganistan do të duhej të jetë populli afgan, i cili nuk do të ishte strehë e sigurtë për Al Kaedan, do ta refuzonte sundimin Taleban, dhe e do ta mbështeste qeverinë legjitime që e ka zgjedhur vetë.
Gates gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara do "ta ndjekin Al Keadën kudo që të jetë ajo", dhe shtoi se ky mesazh i është përcjellur edhe Pakistanit.