Pikërisht në orën 18:05 Barack Obama dha betimin dhe zyrtarisht morri postin e presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak çaste më herët betimin e dha edhe nënpresidenti Joseph Biden.
Më herët në ndërtesën e Capitol Hill kishin arritur presidenti i zgjedhur Barack Obama dhe presidenti George W. Bush, nënpresidenti i zgjedhur Joseph Biden, ish presidentët Carter, Bush e Clinton dhe shumë personalitete tjera të larta amerikane.
Procesit të betimit të Barack Obamës dhe Joseph Bidenit i parapriu fjala e kryesueses së Komitetit për inaugurim senatores Dianne Feinstein.
"Brezat e ardhshëm do të shënojnë këtë mëngjes si pikë kthese për ndryshime reale dhe të domosdoshme në kombin tonë. Ata do të shikojnë prapa dhe do të mbajnë në mend se ky ishte çasti kur ëndrra që u dëgjua nëpër histori nga hapat e Memorialit të Lincolnit përfundimisht arriti në muret e Shtëpisë së Bardhë", tha senatorja Feinstein.