Qeveria e Ukrainës tha se Rusia dhe Ukraina do ta nënshkruajnë të hënën marrëveshjen për kushtet e dërgimit të gazit rus nëpër territorin ukrainas në drejtim të Evropës.
Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të vështira në Moskë ndërmjet kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe homologes së tij ukrainase, Yulia Timoshenko.
Dy udhëheqësit i përcaktuan kushtet e marrëveshjes, e cila do të nënshkruhet nga zyrtarët e kompanisë ruse Gazprom dhe asaj ukrainase Naftogaz.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, gazi së shpejti do të mund të rrjedhë nga Ukraina në Evropë, pas dy javë ngecjesh të shkaktuar nga mosmarrëveshja rreth çmimit ndërmjet Moskës dhe Kievit.
Zëdhënësi i presidencës çeke të Bashkimit Evropian e mirëpriti njoftimin, por tha se BE-ja nuk e ka idenë se kur mund të kyçet ngrohja sërish.
Ndërkohë, ambasada e Shteteve tëBashkuara në Kiev i bëri thirrje Rusisë që "menjëherë" të rifillojë furnizimin me gaz natyror.