Ndërlidhjet

Obama: Ndaj Iranit, politikë ndryshe


Presidenti i zgjedhur Barack Obama tha se do të ketë një qasje të re ndaj Iranit, qasje që përfshin respektin ndaj popullit iranian dhe pritjet nga udhëheqësit e tij.

Obama, sipas një interviste për mediat amerikane, pret që Irani të jetë një ndër sfidat e tij më të mëdha. Ai theksoi mbështetjen iraniane për militantët e Hezbullahut në Liban dhe programet e Teheranit për pasurimin e uraniumit.

Në dallim nga politikat e presidentit aktul Bush, Obama tha se do të kërkojë prëfshirje më të gjerë me Iranin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG