Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, arriti në Ankara, ku me zyrtarët më të lartë të Turqisë pritet të bisedoj lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës dhe për situatën në rajon.
Ministria e jashtme e Turqisë njoftoi se zoti Solana do të takohet me presidentin, Abdullah Gul dhe me kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan.
Zyrtari i lartë i BE-së, më herët, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për arritjn e marrëveshjes për armëpushim, vizitoi Egjiptin dhe Izraelin.
Turqia është njëri nga aleatët e rrallë mysliman të Izraelit, por Ankaraja ka kritikuar ashpër Tel Avivin për ofensivën e tij ushtarake kundër lëvizjes islamike radikale, Hamas, që e qeverisë Gazën.