Ndërlidhjet

11 autorë mbrojnë shkrimtarin Kundera


Njëmbëdhjetë autorë të njohur kanë dalë në mbrojtje të shkrimtarit çek Milan Kundera, pas akuzave se ai ka denoncuar një agjent të perëndimit.

Salman Rushdie dhe nobelisti Orhan Pamuk janë ndër nënshkruesit e deklaratës, e cila pretendimet i quan "fushatë e shpifjes", që synon të rrënojë nderin e Kunderës.

Muajin e kaluar, Instituti i Kërkimeve në Pragë e publikoi një raport të policisë, që thoshte se Kundera e ka informuar policinë komuniste për një agjent të perëndimit, në kohën kur ishte student në vitet e '50.

Kundera i ka mohuar pretendimet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG