Femrat e skenës politike kosovare kërkojnë përfaqësim më të madh në institucionet vendimmarrëse të Republikës së Kosovës. Këtë çështje dhe shqetësime të tjera rreth rolit të gruas në politikën kosovare iu prezantuan shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, nga një grup i grave të përfaqësuara në institucionet shtetërore të Kosovës, si dhe pjesëtare të shoqërisë civile.
Në debatin me temën "Femrat, Paqja dhe Siguria në Kosovë pas 15 qershorit 2008", deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edita Tahiri, foli për gjendjen aktuale lidhur me përfaqësimin e femrës në institucionet vendimmarrëse të Republikës, për problemet aktuale në këtë drejtim, si dhe për shqetësime të tjera.
"Prezenca e grave me rreth 30 % në Parlament është një arritje e mirë, por ne kërkojmë kuota të njëjta të përfaqësimit në nivele të tjera vendimmarrëse, siç janë Qeveria dhe partitë politike", tha Tahiri.
Tahiri prezantoi një pasqyrë të zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, duke e cilësuar problemin me strukturat paralele serbe si kërcënim për shtetin e Kosovës. Ajo i kërkoi Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Feith, një angazhim më të madh të institucioneve që ai udhëheq në zgjidhjen e këtij problemi, i cili, sipas saj, mund të çojë drejt ndarjes së Kosovës.
"Serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë dhe në Parlamentin e Kosovës. Sidoqoftë, një numër i madh i tyre refuzon të marrë pjesë në këto institucione. Ne mendojmë se është e rëndësishme që serbët të pranojnë Kosovën e pavarur dhe të fillojnë të veprojnë të pavarur nga Beogradi”.
“Një sfidë serioze për Qeverinë e Kosovës paraqesin edhe strukturat paralele serbe, të cilat ilegalisht kanë vepruar në veri dhe në enklavat serbe që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Këto pengesa të vëna nga Serbia rrezikojnë ndarjen e Kosovës", theksoi ajo.
Tahiri e quajti të papranueshëm opsionin për pozicionimin e misionit të Bashkimit Evropian për polici dhe drejtësi, EULEX, si mision neutral karshi statusit të Kosovës. Kërkesat e Beogradit zyrtar për neutralitetin e këtij misioni, për operacionalizmin e tij me anë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit, për moszbatimin e planit të presidentit Martti Ahtisaari nga ana e EULEX-it, si dhe diskutimet aktuale brenda qarqeve ndërkombëtare vendimmarrëse për këtë çështje, u vlerësuan si kërcënim për stabilitetin e brendshëm nga deputetja Tahiri.
"Diskutimet e fundit në Kombet e Bashkuara që sugjerojnë që EULEX të ketë një qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës ose propozime të tjera që sfidojnë unitetin e shtetësisë së Kosovës, nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe hedhin poshtë arritjet e Kosovës në këtë aspekt", konsideron deputetja Tahiri.
Decentralizimi, sundimi i ligjit dhe reformimi i sektorit të sigurisë në Kosovë vazhdojnë të mbesin prioritetet e Zyrës Civile Ndërkombëtare. Përfaqësuesi special i BE-së, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, e cilësoi si të rëndësishëm rolin e gruas në mekanizmat vendimmarrës politik.
Ai tha se prioritet edhe për femrat kosovare në politikë duhet të jetë krijimi i një Kosove demokratike, si pjesë e rëndësishme e stabilitetit rajonal.
"Të dy mandatet, ai i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, si dhe ai i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, janë të bazuar në një vizion për një të ardhme demokratike dhe evropiane për Kosovën, me institucione të zëshme që promovojnë sundimin e ligjit, paqe dhe siguri, si dhe integrimin e të gjitha grupeve në shoqëri dhe në mekanizmat vendimmarrës", tha Feith.
Gratë deputete, të përfaqësuara në Qeverinë e Kosovës, si dhe pjesëtare të shoqërisë civile kërkuan gjithashtu një qartësi më të madhe rreth prezencës ndërkombëtare në Kosovë.
Aktualisht, në Kosovë, përveç institucioneve vendore, është prezent misioni i Kombeve të Bashkuara, si dhe ato të Bashkimit Evropian.