Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2009 do të hartohet në bashkëpunim ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili shpreh bindjen se do të gjendet një konsensus ndërmjet palëve sa i përket këtij buxheti, me të cilin do të mund të mbuloheshin shpenzimet sikurse të Parlamentit, ashtu dhe të deputetëve të Kosovës.
"Do të bisedojmë edhe me komisionet e Parlamentit, edhe me komisionin për Buxhet dhe Financa, edhe me buxhetbërësit që janë në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave dhe do të gjemë një zgjidhje më racionale, më të favorshme edhe për deputetët, edhe për buxhetin e Kosovës në përgjithësi”, tha Krasniqi.
Në kohën kur legjislativi kosovar po shqyrton buxhetin për vitin e ardhshëm, nga radhët e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës kishte ardhur kërkesa për rritje të buxhetit për punën e deputetëve.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, kishte kërkuar që deputetët, përveç privilegjeve që gëzojnë, të kenë dhe disa kushte të tjera, siç janë zyrat, asistentët personalë, veturat dhe të tjera. Sipas Halitit, kërkesa është e arsyeshme, sepse, siç thotë ai, nuk bëhet fjalë për privilegje shtesë, por thjesht për plotësimin e kushteve të punës.
"Absolutisht, po e përsëris, këto nuk janë privilegje. Deputeti dhe asnjë zyrtar në botë nuk mund ta kryejë detyrën duke punuar në kafe. Në qoftë se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka një zyrë në vendin kah vjen, nëse nuk e ka një zyrë në Parlament për të punuar dhe për t'i pritur palët, ai automatikisht nuk mund ta kryejë detyrën që e ka në raport me zgjedhësit që ia kanë bërë", thotë Haliti.
Lidhur me kërkesën e Halitit për shtesa për deputetët, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte mbajtur, ditë më parë, një konferencë për media, ku kishte shprehur mosgatishmërinë e ekzekutivit kosovar për të mbështetur një nismë të tillë.
Ai u kishte kërkuar deputetëve të heqin dorë nga kërkesa, e cila, sipas Thaçit, është e papërballueshme për buxhetin e konsoliduar të Kosovës. Por, deputeti Haliti mendon ndryshe.
"Ne, nga propozimet për të krijuar kushte për punë si Kuvend i Kosovës, si institucione të Kosovës, nuk duhet të tërhiqemi kurrë", tha ai.
Qëndrimin e iniciuesit të kërkesës për më shumë mbështetje financiare për deputetë e mbështet dhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi. Ai thekson nevojën për kushte më të mira për deputetë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.
"Ka komisione parlamentare që ende nuk kanë zyrë, e mos të flasim për ekspertë legjislativë që nuk i kemi, sepse në të kaluarën këtë mbështetje konsulore me konsulencë ligjore e kanë mbështetur asociacionet ndërkombëtare që kanë qenë këtu", tha Gashi.
Ndonëse kërkesa për rritje të mbështetjes financiare kishte nxitur reagime dhe kritika të ashpra të opozitës, të analistëve dhe të qytetarëve, kryetari Krasniqi konsideron se deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i shfrytëzojnë mjetet që i kanë në dispozicion në mënyrë racionale.
"Jam i bindur se Parlamenti i Kosovës nuk do të keqpërdorë asnjë cent të buxhetit të Republikës së Kosovës, të buxhetit të vendit në fund të fundit, por do të kërkojë një shfrytëzim racional edhe nga njësitë e tjera buxhetore", theksoi Krasniqi.
Në mbledhjen e parafundit të Kryesisë së Kuvendit ishte propozimi i anëtarit të Kryesisë, nga radhët e PDK në pushtet, Xhavit Haliti, që buxheti për vitin e ardhshëm të rritet për këtë institucion, në mënyrë që deputetëve të Kuvendit të Kosovës t'u lejohet një zyrë pune për kontakt me elektoratin në një shumë qiraje deri në 300 €, një asistent deri në 200 €; një makinë deri në 6000 €, si dhe 100 € për karburante në muaj, krahas privilegjeve të tjera që kanë aktualisht.