RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kërveshi, si e vlerësoni gjendjen aktuale në sistemin e drejtësisë në Kosovë?
KUJTIM KËRVESHI
Gjendja aktuale në sistemin e drejtësisë nuk është në momentet më të mira, madje kam përshtypjen se po kthehet një proces reverzibil, proces që ka filluar kohë më parë, por i cili nuk po i jep sinjalet e para të përmirësimit të sistemit të drejtësisë.
Në veçanti e kam fjalën për reformën institucionale të gjyqësorit në Kosovë, gjithashtu sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në veçanti pengesat që po hasim gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, proces që është dashur deri tani, dy vjet tendencë për të nisur ky proces, që të japë shenjat e para të reformës, në kuptim të ndryshimit të gjyqtarëve, të prokurorëve, për të cilët dyshohet se nuk kanë kryer funksionin e tyre në përputhje me ligjin.
RADIO EVROPA E LIRË
Ka pasur kritika të shumta kohëve të fundit, sipas të cilave, gjyqësori kosovar është i ndikuar politikisht. Çfarë mendoni ju?
KUJTIM KËRVESHI
Gjyqësori kosovar ka qenë dhe mbetet i ndikuar politikisht. Unë dua një dozë të argumentimit ta shpalos me kolegët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët i referohen gjyqësorit në Kosovë si sistem joperfekt, i cili sistem i drejtësisë perfekt nuk ekziston as në vendet tjera.
Sistemi ynë i drejtësisë nuk është as afër me gjendjen çfarë duhet të jetë, e të mos flasim për sistem perfekt. Kontura kryesore institucionale që ndihmon gjyqësorin në Kosovë, këshilli gjyqësor në Kosovë, nuk ka ndryshuar formën institucionale të organizimit nga koha kur kemi negociuar themelimin e këtij këshilli, në vitin 2005; procesi ka filluar në gusht të 2005-ës.
Tashti jemi tre vjet më vonë, pasi ka kaluar pakoja e Ahtisaarit, pasi që është miratuar Kushtetuta e Kosovës, ky këshill nuk ka ndryshuar në përbërjen e tij ashtu siç parashikon pakoja e Ahtisaarit, gjegjësisht edhe Kushtetuta e Kosovës.
Kështu që në këtë dimension të tjerët mund ta interpretojnë ndryshe edhe pjesëmarrjen e politikës në gjyqësor, mirëpo derisa në fazën kur gjyqtarët dhe prokurorët tonë, pa marrë parasysh faktin se dikush mund të ketë dyshim të bazuar për keqpërdorime, por një pjesë të gjyqësorit që nuk janë keqpërdorues, për hatër të tyre nuk duhet që gjyqësori kosovar të shqelmohet.
Tashti jemi në mes të dy fronteve, një që procesi i vlerësimit të gjyqësorit nuk po ecën dhe dy, pa ecur ky proces i vlerësimit, ne nuk mund të bëjmë ndryshime institucionale me të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë që kemi dhe gjithashtu nuk mund të shtojmë numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me buxhetin që kemi. Gjithashtu, me buxhetin që është alokuar nuk mund të rriten rrogat e gjyqtarëve e prokurorëve.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju i përmendët reformat në aspektin e drejtësisë. Cili mendoni se do të duhej të ishte hapi i parë në këtë drejtim?
KUJTIM KËRVESHI
Institucionet tona të gjitha duhet të fokusohen në këtë binom të punëve që të bëhet vlerësimi, kontrolli i së kaluarës, i çdo gjyqtari e prokurori që është në Kosovë. Ky proces është i pashmangshëm, është proces i bazuar në ligj dhe si të tillë institucionet tona duhet ta zbatojnë.
Ky proces ka dështuar disa herë, por nuk duhet të lejohet që të dështojë tash e tutje, se për shkak të dështimit të këtij procesi, ne nuk mund t'i nisim proceset tjera. E këto procese duhet t'i ndjekë Kosova për integrimet e ardhshme. Në fund të fundit, jo integrimi si qëllim, por për shkak të reformës së brendshme për të krijuar një jetë më të mirë dhe një besim në sundimin e ligjit në Kosovë.
Madje, edhe për të thithur donacione që i mungojnë Kosovës, pikërisht për shkak të mungesës së nivelit të sundimit të ligjit të domosdoshëm. Prandaj, për të nisur procesin e reformës së gjyqësorit, duhet ky proces të nisë mbarë, dhe paralel me të, institucionet tona duhet të garantojnë financa për gjyqësorin kosovar.
Gjyqësori kosovar sot, duke përfshirë edhe prokurorinë, nuk ka një numër shumë të madh të administratës, personelit, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është një numër më i vogël se minimali i mundshëm për të mbijetuar sistemi i drejtësisë në Kosovë. Mirëpo, edhe atyre që duhet të kyçen në këtë sistem, duhet t'u kontrollohet e kaluara.
RADIO EVROPA E LIRË
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit dhe polici, EULEX, pritet të jetë operacional edhe në Kosovë. Si e vlerësoni ju praninë e këtij misioni dhe sa mendoni se do të trashëgojë ky mision nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
KUJTIM KËRVESHI
Misioni i BE-së në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë do të përballet me një gamë problemesh, të cilat do t'i trashëgojë nga UNMIK-u fatkeqësisht. Mirëpo, ka qenë mision, besoj për mendjen time, i domosdoshëm, për faktin se Kosova nuk është në gjendje sot t'i kryejë detyrat e shtëpisë.
Ne kemi treguar si shoqëri se edhe në disa sektorë që kanë qenë absolutisht titullarë që të merremi me ta, nuk kemi treguar aftësi të mira menaxhuese; përkundrazi, kemi treguar aftësi të mira për keqmenaxhim, duke mos dashur të përmend se cilat fusha janë. Dhe, bashkësia ndërkombëtare nuk ka besuar se shoqëria kosovare, institucionet e Kosovës mund të jenë në gjendje që të jenë të vetëqëndrueshme sidomos në sektorin e sundimit të ligjit.
Prandaj, duhet ta heqim nga mendja pikëpyetjen se a duhet të jetë në Kosovë apo jo misioni i Bashkimit Evropian në këtë fushë. Lidhur me problemet, fillimisht misioni do të përballet me pengesën e shtrirjes së tij në tërë territorin e Kosovës. Ju e dini se edhe gjatë administrimit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara, nuk ka ekzistuar një administrim efektiv në tërë territorin e Kosovës.
Ju kujtohen standardet për Kosovën, momentet kur është dashur të themelohen zyrat ndërlidhëse, me qëllim që të integrojmë në veçanti minoritetin serb në këtë sektor. Me të njëjtën do të ballafaqohet edhe misioni i BE-së, me sfidën e shtrirjes së misionit në tërë territorin e Kosovës.
Por, gjithashtu do të ballafaqohen me të njëjtën sfidë edhe institucionet e Kosovës, që janë titullarë tashmë. Realiteti ka ndryshuar. Realisht ka ndryshuar në aktet e shkruara, por nuk ka ndryshuar në shtrirjen e tij në tërë territorin e Kosovës.
Besoj se nuk është shumë e arsyeshme t'u rikujtojmë qytetarëve të Kosovës shtrirjen e institucioneve tona në gjithë territorin. Në disa pjesë të territorit të Kosovës, qytetarët tanë edhe në lëkurën e tyre e përjetojnë mosshtrirjen e institucioneve dhe funksionimit të tyre në tërë territorin e Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Ka disa muaj prejse gjykatat në veri të Kosovës nuk janë në funksion. Cilat mendoni se janë pasojat e mosfunksionimit të këtyre gjykatave në aspektin e sundimit të ligjit në Kosovë?
KUJTIM KËRVESHI
Në mungesë të prezencës së institucioneve që janë të thirrura me ligj, po krijohen disa institucione të tjera, që të nesërmen kam frikë se mund të kërkojnë që të ndodhë diçka tjetër.
Në këtë aspekt, veriu i Kosovës ballafaqohet me të njëjtin fenomen, kur të tjerët, organizuar jo në baza ligjore, krijojnë institucione paralele; të tjerët, duke mos krijuar ambient jo të domosdoshëm për Kosovën, do të duhet të detyrohen që të hyjnë në marrëveshje dhe koncesione me ta.
Kam frikën se jo vetëm në atë pjesë, por edhe në disa pjesë tjera të Kosovës, do të ndodhë ky fenomen, për faktin e ruajtjes së një qetësie institucionale, por edhe ruajtjes së një qetësie ndëretnike.
Veriu i Kosovës është krijuar si peng i ecjes së Kosovës përpara, për faktin se veriu i Kosovës është krijuar në një qendër të keqpërdorimit të të dyja buxheteve, jo vetëm të buxhetit të Kosovës, por edhe atij të Serbisë. Prandaj, imponimi i këtyre politikave paralele në disa pjesë të territorit të Kosovës dëmton shumë interesin e Kosovës, por në veçanti dëmton sundimin e ligjit në Kosovë.