Ndërlidhjet

Kosovë: Urime për festën e Bajramit


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë festën e Bajramit, që fillon nesër, me përfundimin e muajit të agjërimit.

"Për ne në Kosovë kjo festë, këtë vit, ka një domethënie të dyfishtë, ngase për të parën herë e presim dhe e festojmë në Kosovën e pavarur e të pranuar ndërkombëtarisht, për çka i jemi mirënjohës Zotit e më pastaj u jemi mirënjohës edhe të gjithë miqve na ndihmuan ta realizojmë projektin tonë të kamotshëm për liri e sovranitet", tha myftiu Tërnava.

Drejtuesit më të lartë të shtetit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë uruar besimtarët dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për festën.

Sejdiu e Thaçi kanë çmuar sakrificën e besimtarëve që kanë agjëruar si dhe kanë vlerësuar angazhimin e përhershëm për paqe, tolerancë dhe stabilitet në Kosovë të Bashkësisë Islame dhe drejtuesve të saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG