Ndërkaq Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë thekson se në Kosovë ka pasur zhvillime të dukshme në fusha të ndryshme.
Zyrtarët shtetërorë të Republikës së Kosovës hedhin poshtë mundësinë që problemi i qytetit të Mitrovicës mund të shkaktojë efekte politike të një modeli zinxhiror në rajonin e Ballkanit.
Ata kundërshtojnë vlerësimin e raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën, sipas të cilit, thellimi i ndarjes së Mitrovicës mund të shkaktojë kërkesa për rivënien e kufijve në vija etnike në Ballkan.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe i njohur ndërkombëtarëisht dhe se për të shtrirë autoritetin në veri, do të punohet intensivisht me prezencën ndërkombëtare në vend.
"Është diçka e thënë që tetë vjet radhazi, por kjo nuk do të ndodhë. Ne jemi të përcaktuar që të punojmë fuqishëm me të gjithë miqtë ndërkombëtarë, me administratën civile, por edhe me autoritetet e NATO-s. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i njohur, i pranuar dhe i pacenueshëm", theksoi Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shpreh bindjen se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shtetet më të fuqishme të arenës ndërkombëtare, do të ndihmojë në shtrirjen e autoritetit të institucioneve vendore edhe në pjesën veriore të Kosovës.
"Jemi të bindur se çështja e Kosovës, me njohjen ndërkombëtare dhe me shtimin e njohjes ndërkombëtare në kufijtë ekzistues, do të bëjë që Kosova dalëngadalë të shtrijë ndikimin dhe pushtetin e saj në çdo cep të Kosovës dhe ndarja sigurisht që nuk është opsion i yni", tha Krasniqi.
Pjesë e kritikave që raporti përmban lidhur me zhvillimet në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë, është edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila, sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, nuk ka kryer obligimet e veta ndaj institucioneve të Kosovës.
Mirëpo, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë, e cila, sipas pakos së presidentit Martti Ahtisaari, është mekanizmi kryesor mbikëqyrës në vend, thotë se në Kosovë mund të flitet vetëm për progres në shumë fusha. Zëdhënësja e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Verena Ringler, sqaron:
"Ne shohim hapa konkretë progresivë në terren. Kemi parë hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, po ashtu kemi parë progres në procesin e demarkacionit. Ne jemi duke përparuar në baza ditore, duke e këshilluar qeverinë në zbatimin e planit gjithëpërfshirës për statusin dhe ka progres të vazhdueshëm në procesin e decentralizimit dhe në shumë fusha të tjera", tha Ringler.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka publikuar ditë më parë raportin e fundit për Kosovën, i cili pasqyron një mori problemesh aktuale në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave kanë të bëjnë me raportin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në vend, si dhe me ndikimin e Beogradit zyrtar në zhvillimet politike në Kosovë dhe lidhur me Kosovën.
Raporti tërheq vëmendjen për rrezikun e thellimit të ndarjes së qytetit të Mitrovicës, duke vlerësuar se ndikimet e kësaj ndarjeje do të ndikonin edhe në vendet e rajonit. Në raport thuhet po ashtu se mekanizmat e Bashkimit Evropian në Kosovë, e që janë Zyra Civile Ndërkombëtare dhe misioni për polici dhe sundim të ligjit – EULEX, akoma kanë mungesë të pushtetit, i cili i është dedikuar sipas planit të Ahtisaarit.