Alex Anderson, shef i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën.
RADIO EVROPA E LIRË
UNMIK-u po kalon në një proces të rikonfigurimit. Cilat mendoni se do të jenë problemet eventuale që do të mund të shfaqen gjatë këtij procesi?
ALEX ANDERSON
Harta deri në nëntor dhe dhjetor është mjaft e qartë. UNMIK-u do të reduktojë stafin e vet deri në 70%, ndoshta edhe do të ulë kontingjentin e policisë nga 2000 deri në 500 dhe do të dorëzojë asetet. Kjo do t'i mundësojë EULEX-it misionin e tij me kapacitete të plota në Kosovë, i cili do të jetë qëllimi kryesor që do të caktohet.
Përveç kësaj, akoma nuk është e qartë se si do të vendosë EULEX-i personelin e tij në veri përtej lumit Ibër, si dhe do të ketë paqartësi rreth veprimit në enklavat serbe. Duke filluar nga nëntori apo dhjetori, reduktimi i mëtutjeshëm i UNMIK-ut do të ndikojë në funksionalizimin e EULEX-it, gjë që do të kërkojë një marrëveshje me Beogradin.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se do të duhet, që përveç bisedimeve me Beogradin, të ketë edhe bisedime të tjera për të zgjidhur problemin në veri? Cila mendoni se do të ishte zgjidhja?
ALEX ANDERSON
Procesi aktual i bisedimeve përfshin edhe Kombet e Bashkuara dhe Beogradin. Ka gjasa që të ketë kërkesa për palë të reja në këto bisedime pas sesionit të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.
Tanimë kemi parë disa kërkesa të Beogradit që të përfshihet edhe Prishtina, gjë që do të ishte me interes edhe për Prishtinën. Nëse flasim për bisedime rreth hyrjes së EULEX-it në zonat serbe në Kosovë, në fushën e policisë, gjykata dhe dogana, atëherë do të jetë esenciale që Bashkimi Evropian të jetë i përfshirë në këto bisedime.
Deri më tani, Beogradi nuk e ka njohur EULEX-in, por shenjat e Beogradit, kohëve të fundit, kanë qenë më pozitive në rrafshin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni idetë që flasin për rritjen e rolit të OSBE-së në Kosovë pas rikonfigurimit të UNMIK-ut?
ALEX ANDERSON
Prezantimi të cilin e ka bërë përfaqësuesi special i sekretarit gjeneral të OKB-së në Kosovë, Zannier, para anëtarëve të këshillit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë, javën e kaluar, ishte në fakt një kërkesë drejtuar OSBE-së që të marrë përsipër rolin e butë të UNMIK-ut në vend. Këtë rol deri më tani e ka luajtur Departamenti për marrëdhënie civile, puna e të cilit do të përfundojë.
Për këtë arsye, UNMIK-u po kërkon një organizatë, e cila do të mbante një qëndrim neutral karshi statusit në terren. Fatkeqësisht, UNMIK-u akoma nuk ka mundësi që të krijojë më shumë hapësirë për Zyrën Civile Ndërkombëtare në terren, hapësirë kjo e cila aktualisht është mbushur me një personel prej 70-80 njerëzve.
Ky angazhim i Zyrës Civile Ndërkombëtare ishte ndalur kur u kuptua se, për shkak të neutralitetit të saj karshi statusit të Kosovës, OSBE-ja nuk do të mund të vepronte në kuadër të Zyrës Civile Ndërkombëtare. Pra, nëse OSBE-ja do të merrte rolin e UNMIK-ut, atëherë do të okupohej një fushë e cila më mirë do të ushtrohej nga Zyra Civile Ndërkombëtare.
RADIO EVROPA E LIRË
Cili mendoni se do të duhej të ishte qëndrimi i Qeverisë së Kosovës karshi bisedimeve eventuale me Beogradin dhe kush do të duhej t'i ndërmjetësonte këto bisedime. A do të duhej të ishte UNMIK-u?
ALEX ANDERSON
Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit kemi parë se Qeveria e Kosovës ishte e shqetësuar për shkak të deklarimeve të shefit të UNMIK-ut, Zannier, mbi kompromiset e mundshme në polici, gjykata dhe dogana dhe po ashtu kemi parë disa deklarata të kryeministrit Thaçi, me të cilat kundërshtohej procesi i bisedimeve.
Mendoj se do të ishte jo e mençur nëse UNMIK vazhdon të kërkojë një marrëveshje me Beogradin dhe pa e qartësuar pozicionin fillimisht me Prishtinën dhe mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtarë në vend. Sidoqoftë, edhe nëse formula aktuale e bisedimeve Beograd-UNMIK do të shërbejë si bazë për krijimin e bisedimeve gjithëpërfshirëse, atëherë do të duhej që ajo edhe të shfrytëzohet.
Kur bëhet fjalë për rolin e qeverisë në këtë drejtim, atëherë mund mendoj se qeveria duhet që me shumë kujdes të llogaritë çmimin e mosbekimit të kompromiseve të caktuara mbi mënyrën e veprimit të EULEX-it, nëse lejohet zbarkimi i tij në veri të Kosovës.
Nëse nuk arrihen kompromise të tilla dhe nëse as Qeveria e Kosovës dhe as mekanizmat ndërkombëtarë nuk përdorin forcën për të shtrirë autoritetin e tyre në veri, atëherë e vetmja alternativë do të mbetej një ndarje e fuqishme, gjë të cilën as Kosova, as BE-ja e as shtetet e Quint-it nuk e dëshirojnë të ndodhë. Tani, madje as Beogradi nuk dëshiron të ndodhë një gjë e tillë.
RADIO EVROPA E LIRË
A mund të shkaktojë problemi i Mitrovicës shndërrimin e kësaj pjese të vendit në një konflikt të ngrirë?
ALEX ANDERSON
Ekziston ky rrezik. Nuk duhet të harrojmë se në veri të lumit Ibër, Qeveria aktuale serbe nuk ka një bazë të sigurt. Ky territor është i dominuar nga opozita e kësaj qeverie, nga radikalët si Marko Jakshiq, Milan Ivanoviq dhe nga njerëz të cilët janë mbështetës të Partisë Demokratike të Serbisë në Beograd.
Pra, është mjaft e vështirë për vetë Beogradin të dorëzojë një marrëveshje për veriun e Kosovës mbi kokat e njerëzve, të cilët deri vonë janë mbledhur bashkërisht për të kundërshtuar Boris Tadiqin, duke e cilësuar Partinë e tij Demokratike si tradhtare të Serbisë.
Do të jetë një çështje e ndjeshme të përpiqet të gjendet një kompromis që do të lejonte hyrjen e EULEX-it në veri, në mënyrë që të ruhet fytyra e Qeverisë së re të Serbisë. Pra, nëse lejohet hyrja e EULEX-it në veri, atëherë Qeveria serbe do të ballafaqohej me kundërshtimin e radikalëve në njërën anë dhe me mospajtimin politik të Beogradit në anën tjetër.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mendoni për kërkesën e Serbisë që të vë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë çështjen e pavarësisë së Kosovës?
ALEX ANDERSON
Pyetja është se a do të marrin votat e mjaftueshme në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara për të drejtuar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është e paqartë, por është e mundshme që ata të marrin votat e nevojshme.
Qeveria në Beograd i është drejtuar me këtë çështje disa partnerëve ndërkombëtarë, prej të cilëve ka kërkuar të mos ndjekin rrugën e deritanishme të veprimeve, ndërprerje kjo e cila do t'u jipte hapësirë politike në rrafshin e brendshëm karshi vendeve që kanë pasur një qëndrim më agresiv karshi BE-së dhe që kanë kundërshtuar edhe misionin EULEX.
Nëse kjo iniciativë ka sukses, atëherë natyrisht se do të ndikojë në ndaljen e njohjeve të mëtutjeshme për Kosovën. Marrja e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të mund të zgjaste me vite, gjë që do të ndikonte në shtyrjen e vendimit për njohje të vendeve hezituese deri në marrjen e vendimit.