Zyrtarët shtetërorë të Republikës së Kosovës shprehen të bindur se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian do të jetë e rëndësishme për marrjen e kompetencave të mbetura nga institucionet ndërkombëtare.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerëson se dokumenti i nënshkruar, ditë më parë, nuk ka të bëjë vetëm me angazhimet e ardhshme të UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë, por, para së gjithash, nënkupton kalimin e përgjegjesive të mbetura nga institucionet ndërkombëtare te ato vendore.
"Unë e cilësoj në cilësinë e mandateve që kanë. UNMIK-u do të reduktojë kompetencat e veta, pra do të jetë një periudhë e transferimit të lehtë apo tranzicionit në institucionet e Kosovës, që është parësorja dhe EULEX do të ketë mandatin ndihmëtar në fushën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit".
"Këtë pjesë unë e cilësoj jashtë keqkuptimeve si një pjesë e marrëveshjes për rikonfigurim të shpejtë të UNMIK-ut dhe dëshirojmë që kjo të kryhet shumë shpejt", tha presidenti Sejdiu.
Misioni i OKB-së e quan marrëveshje tërësisht teknike dokumentin e nënshkruar ndërmjet shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, si dhe krerëve të misionit të Bashkimit Europian, shefit të EULEX-it, Yves De Kermabon, dhe atij të Ekipit planifikues të BE-së, Roy Reve.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, thotë se marrëveshja nënkupton shitjen e aseteve dhe pajisjeve të UNMIK-ut për misionin EULEX.
"Është një marrëveshje teknike që flet për shitjen e aseteve të UNMIK-ut për EULEX-in. Është plotësisht një marrëveshje teknike", thotë Geekie.
Në një konferencë për media të mbajtur më datën 15 gusht, zëvendësshefi i përkohshëm i misionit të OKB-së në vend, Nicholas Haysom, e kishte cilësuar marrëveshjen e nënshkruar si memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy misioneve, e cila do t'ia hapte, në njëfarë mënyre, derën për zbarkim misionit EULEX.
"Memorandumi i mirëkutpimit është një instrument legal ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha trupat që punojnë. Në rastin e EULEX-it...EULEX do të punojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe në këtë drejtim ne duhet të caktojmë se si do të bashkëpunojmë dhe si do të mbështesim këtë mision".
Ndërkaq, Geekie thotë se nuk bëhet fjalë për transferim kompetencash, por se marrëveshja e nënshkruar natyrisht se do të jetë lehtësuese për shtrirjen e misionit EULEX në mbarë Kosovën.
"Është një hap i rëndësishëm, i cili ndihmon fillimin e angazhimit të EULEX-it. Natyrisht se EULEX-i ka filluar shtrirjen e misionit të vet, por ky dokument do t'i ndihmojë njerëzve të këtij misioni të fillojnë punën e tyre".
Misioni për drejtësi dhe polici i Bashkimit Europian, EULEX, në një komunikatë për media e vlerëson dokumentin e nënshkruar nga krerët e dy misioneve ndërkombëtare si një zhvillim të rëndësishëm për punën e ardhshme të EULEX-it në Kosovë.
"Misioni EULEX pritet të jetë funksional dhe në përbërje të plotë në fund të kësaj vjeshte", thuhet po ashtu në komunikatë.
Aktualisht, EULEX ka rreth 300 njerëz të angazhuar në Kosovë. Me planin e presidentit Martti Ahtisaari është e parashikuar që në fund të vendosjes së këtij misioni në Kosovë, EULEX të ketë një staf prej rreth 3000 njerëzve, prej të cilëve 2000 do të jenë oficerë ndërkombëtarë ndërsa 1000 staf lokal.