Ndërlidhjet

Pragë: Çekia e SHBA-të e nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e sistemit mbrojtës


Shtetet e Bashkuara dhe Çekia sot kanë nënshkruar marrëveshjen, sipas së cilës, në Çeki do të vendoset një pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore amerikane në Evropë. Marrëveshjen e nënshkruan sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg.

Duke folur para gazetarëve, zonja Rice tha se "kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për aleatët që ballafaqohen me kërcënimin e përbashkët". Ajo në mënyrë specifike u shpreh për atë që ajo e quajti kërcënim nga Irani:

- Ne ballafaqohemi me iranianët dhe poashtu edhe aleatët tanë dhe miqtë, që është kërcënim raketor në rritje, që po bëhet më i gjatë dhe më i thellë dhe ku dëshira iraniane në këtë pikë është ende e papërmbajtur, tha zonja Rice.

Ministri çek, Karel Shwarzenberg, poashtu e përshëndeti marrëveshjen:

- Objektivi primar i politikës së jashtme të secilit shtet është që ta siguroj sigurinë e vendit. Kjo marrëveshje e rritë jo vetëm sigurinë e Republikës Çeke por edhe të gjitha rajonit evroatlantik, tha zoti Shwarzenberg.

Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga Parlamenti i Çekisë. Pothuajse rregullisht hulumtimet e opinionit kanë treguar se dy të tretat e çekëve e kundërshtojnë vendosjen e këtij sistemi në Republikën Çeke.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG