Ndërlidhjet

Spanja do mbetet pjesë e KFOR-it


Vendimi i Spanjës për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, nuk paraqet pengesë për Madridin që të kontribuojë me trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s, tha kreu i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.

"NATO—ja nuk është pjesë e procesit të njohjes së Kosovës, pasi kjo nuk është detyrë e NATO-s. Në këtë kuptim pozicioni i Spanjës nuk paraqet ndonjë kundërshtim", tha shefi i diplomacisë spanjolle Miguel Angel Moratinos gjatë një konference për shtyp.

"Është plotësisht e ligjshme njohja e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç është po kaq i ligjshëm dhe qëndrimi për mos ta njohur pavarësinë", tha Moratinos.

KFOR-i është në Kosovë të krijojë siguri dhe stabilitet për gjithë kosovarët, shqiptarë e serbe, për pakicat dhe shumicën, shtoi De Hoop Scheffer.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG