Ndërlidhjet

Flaka Olimpike u bartë në Seul


Mijëra kinezë kanë mbështetur Lojërat Olimpike në Pekin dhe kanë përshëndetur Flakën Olimpike, derisa ajo po bartej në Seul të Koresë Jugore.

Aktivistët kundër Kinës dështuan në përpjekjet e tyre për ta ndërprerë bartjen e Flakës, por ata ishin të përfshirë në përleshje sporadike me mbështetësit e Kinës, që numerikisht ishin shumë më tepër.

Afro 8 mijë policë ishin vendosur në Seul për ta ruajtur Flakën Olimpike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG