Ndërlidhjet

Bush: Korea e Veriut të deklarojë aktivitetet bërthamore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u takua sot me presidentin e Koresë së Jugut Lee Myung-bak.

Pas takimit në Camp David, Bush tha se Korea Veriore duhet të bëjë deklarim të plotë të aktiviteteve të veta bërthamore, duke paralajmëruar se çdo detaj i deklarimit do të verifikohet.

Sipas marrëveshjes për çarmatim të muajit shkurt, 2007, Korea e Veriut duhej të bëjë deklarimin e saj deri në dhjetor, 2007, por nuk e respektoi afatin.

Bush tha se Pheniani mund të përpiqet të mos e bëjë këtë.

Presidenti jug-korean tha se do të jetë e vështirë por jo edhe e pamundur se që Korea e Veriut të heqë dorë nga programet e armëve bërthamore, dhe për momentin këshilloi "durim".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG