Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, takon liderin e Hamasit Khaled Mashaal sot në Damaskë, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Uashingtonit dhe Izraelit. Carter, fitues i çmimit Nobel për paqe, po qëndron në Lindje të Mesme për të diskutuar rrugët që çojnë drejt përfundimit të konfliktit izraelito-palestinez.
Ai është kritikuar nga Uashingtoni dhe Izraelit për takimin me Hamasin, pasi të dyja vendet e konsiderojnë atë organizatë terroriste. Njoftohet se në takimin e tij, ish presidenti amerikan do të ngrisë çështjen e një ushtari izraelit të marrë peng nga militantët e Hamasit, dy vite më parë