Ndërlidhjet

Bruksel: BE-ja dhe NATO-ja të shqetësuara për veprimet ruse ndaj Gjeorgjisë


Bashkimi Evropian dhe NATO-ja sot kanë shprehur shqetësim serioz për veprimin e Rusisë që t'i forcoj lidhjet me dy rajonet separatiste pro-ruse në Gjeorgji.

Presidenti Vlladimir Putin më herët ka urdhëruar qeverinë e tij që të bashkëpunoj më për së afërti me autoritetet separatiste në Abkhazi dhe Oshetinë Jugore.

Mbrëmë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad u tha reporterëve se Uashingtoni ishte "thellë i shqetësuar nga raportet se Rusia po planifikon krijimin e misioneve gjysmë zyrtare përfaqësuese në Abkhazi dhe në Oshetinë Jugore, pa miratimin e qeverisë së Gjeorgjisë".

Rusia thotë se e respekton sovranitetin e Gjeorgjisë por, Abkhazia dhe Oshetia Jugore kanë të drejtë që të kërkojnë pavarësi pasi Perëndimi e njohu Kosovën, megjithë mospajtimin e Serbisë.

Ambasadori Khalilzad tha se Kosova dhe Gjeorgjia janë dy raste krejtësisht të kundërta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG