Ndërlidhjet

NATO: Samiti në Bukuresht më i madhi deri tash


Samiti i sivjemë i NATO-s, që mbahet këtë javë në Bukuresht të Rumanisë, është cilësuar si samiti më i madh deri tash i aleancës.
Prej të mërkurës e deri të premten, liderët e 26 vendeve anëtare do të diskutojnë për operacionet aktuale të NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë, për zgjerimin e planifikuar kah lindja dhe për strategjitë më të gjëra për të ardhmen.

Në samit do të marrin pjesë edhe zyrtarët më të lartë nga disa shtete, që synojnë t'i bashkohen aleancës, por ka edhe liderë nga vendet që NATO-n e shohin me dyshim të thellë, siç është Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG