Ndërlidhjet

Bukuresht: Masa të shtuara për samitin e NATO-s


Rumunia ka vendosur që në kohën e mbajtjes së samitit të NATO-s të rrisë shkallën e gatishmërisë në rast të ndonjë sulmi terrorist, është njoftuar nga presidenca rumune.

Në samitin e NATO-s që mbahet më 2 deri 4 prill në Bukuresht do të marrin pjesë rreth 3 mijë zyrtarë, midis të cilëve më shumë se 50 kryetar ose kryeministra shtetesh.

Poashtu pjesmarës do të jenë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore.

Për sigurinë e samitit në Bukuresht do të përkujdesen 35 mijë pjestarë të policisë dhe ushtrisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG