Një notues serb është skualifikuar nga garat e mëtejme të Kampionatit Evropian të Notit, për shkak se në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ka veshur një bluzë në të cilën shkruante "Kosova është Serbi".
Paneli disciplinor i Ligës Evropiane të Notit ka konkluduar se bluza e Milorad Çaviq, i cili fitoi medaljen e artë në 50 metra në stilin flutur, "përbën veprim të qartë politik", i cili i shkel rregullat.
"Për pasojë, paneli vendosi ta skualifikojë z. Milorad Çaviq nga pjesëmarrja e mëtejme në garat individuale në Kampionatin Evropian të Notit", thuhet në njoftim.
Federata e Notit e Serbisë gjithashtu është dënuar me 7.000 euro gjobë.