Ndërlidhjet

Tadiq kërkon bisedime të reja për Kosovën


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve mbi statusin e Kosovës, megjithëse Perëndimi e ka njohur shtetësinë e saj.

Tadiq ka pohuar se Serbia kurrë nuk do dakordohet të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ka thënë se bisedimet janë rruga e vetme për të arritur kompromis.

"Ne jemi për bisedime të vazhdueshme nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratën e presidentit serb.

Tadiq gjithashtu është zotuar se Serbia do t'i vazhdojë përpjekjet e saj për të rikthyer Kosovën në mënyrë paqësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG