Ndërlidhjet

PDSH braktisi Qeverinë e Maqedonisë


Partia Demokratike Shqiptare doli nga Qeveria e Maqedonisë e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Vendimin, mbrëmë e konfirmoi Kuvendi i partisë, ndërsa lideri i saj, Menduh Thaçi, tha se vendimi është përfundimtar dhe nuk është i drejtuar kundër askujt.

"Kjo mënyrë demokratike, që u soll ky vendim, është pro Maqedonisë, integritetit dhe sovranitetit të saj, pro rrugës integruese drejt organizmave gjithëpërfshirës evropianë, siç është NATO-ja dhe Bashkimi Evropian", tha Thaçi.

Thaçi më herët deklaroi se PDSH-ja e braktis qeverinë, sepse nuk janë përmbushur kërkesat për zyrtarizim të gjuhës shqipe, për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të UÇK-së, përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, punësimin e shqiptarëve në administratë dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Koalicionin qeveritar e ka lëshuar edhe Partia e Prosperitetit Demokratik.

Presidenti Branko Cërvenkovski tha dje se vendi ndodhet në krizë serioze politike. "Kjo ndodh 20 ditë para samitit të Bukureshtit, ku presim ftesë për NATO", tha Cërvenkovski.

Kryeministri Nikolla Gruevski tash do të duhet të formojë koalicion të ri, apo t'i kërkojë parlamentit që të mbështesë qeverinë e pakicës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG