Ndërlidhjet

Khalilzad: Serbia ta pranojë realitetin


Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë inkurajuar Serbinë që të braktis përpjekjet për të vënë nën kontroll Kosovën dhe ndërkohë të pranojë se ai territor është bërë shtet.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se komuniteti ndërkombëtarë e respekton Serbinë, por Beogradi duhet të adoptohet me realitetin se pavarësia e Kosovës ka ndodhur:

"Ne dëshirojmë që populli serb ta dijë se bota, komuniteti ndërkombëtarë dhe Këshilli i Sigurimit i respekton ata, dhe i merr në konsideratë, dhe për këtë ne u kemi përkushtuar shumë kohë. Por ata në Serbi që besojnë se ajo që ka ndodhur në Kosovë mund të anulohet, gabojnë" tha ambasadori Khalilzad.

Ambasadori britanik, John Sawers ka folur për nevojën që të arrihet sukses me pavarësinë të cilën e ka deklaruar Kosova.

Ambasadori i Rusisë, Vitalij Çurkin ka marrë pak mbështetje për draftin e deklaratës së Këshillit të Sigurimit që do ta dënonte shpalljen e pavarëisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i Rusisë i quajti të paligjshme edhe planet e Bashkimit Evropian për të administruar me Kosovën.

Duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç u ka bërë thirrje vendeve që kanë njohur Kosovën të anulojnë vendimet e tyre, ndërkaq ato vende që ende se kanë njohur të mbrojnë ligjin ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu i tha Këshillit të Sigurimit se Serbia "nuk ka qëllim të vendosë embargo" në Kosovë ose të përdorë forca ushtarake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG