Ndërhyrja e Serbisë në linjat hekurudhore në veri të Kosovës mund të ketë ndikim negativ edhe në aspektin ekonomik, thonë ekspertë kosovarë për çështje ekonomike.
Disa nga ta thonë se një ndërhyrje e këtillë mund të ndikojë në rritjen e kontrabandimit, duke dëmtuar edhe më shumë buxhetin e konsoliduar të Kosovës, por edhe duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve kosovarë me artikujt që kanë prejardhje të dyshimtë.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se mundësitë janë shumë të mëdha për kontrabandë të mallit përmes vijave hekurudhore Leshak, Leposaviq dhe Zveçan.
"Ato prodhime që mungojnë në tregun e Kosovës, nuk do të importohen në vijat legale, por në vijat ilegale, me taksa më të ulëta, edhe pse këto taksa prapë do të paguhen, por do të paguhen në xhepat e individëve dhe jo në buxhetin e konsoliduar të shtetit", thotë Shahini..
Ali Jakupi pohon se kontrabanda e mallit në pjesën veriore të Kosovës ka qenë e pranishme edhe më herët, por sa i përket çështjes së hekurudhave, ai thotë se autoritetet serbe nuk mund të bartin sasi të madhe të mallit, për shkak se nuk ekziston rrjeti i integruar hekurudhor.
"Problemi më tepër është politik, se për kontrabandë ekzistojnë kanalet tjera, nëpër rrugët, pyjet dhe rrugët zyrtare dhe jozyrtare. Prandaj, mund të ketë ndonjë refleksion, por jo ndonjë ndikim të posaçëm, sepse transporti nuk bëhet shumë me hekurudhë, sepse ka shkëputje", tha Jakupi.
Por, Agim Shahini thotë se këta janë skenarë të përgatitur më herët nga shteti i Serbisë dhe tashmë vetëm po zbatohen. Sipas tij, procedurat për futjen e mallit në mënyrë ilegale, tashmë janë shumë të thjeshta.
"...sepse mallrat që do të ngarkohen në Serbi, do të shkarkohen në Kosovë pa procedura doganore", pohon Shahini.
Shqetësues në këtë aspekt, sipas Shahinit, është fakti se nëse malli arrin nga Serbia në veri të Kosovës, për shkak të interesave të individëve të caktuar, atëherë ky mall shumë lehtë mund ta mbulojë edhe tregun kosovar, pa iu nënshtruar fillimisht ndonjë kontrolli për cilësinë e mallit.
"Bashkëpunimi i individëve tregtarë ka qenë, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Për përfitime personale, këto mallra do të vërshojnë edhe tregun jugor të Kosovës. Kështu që prapë duhet të jetë një kontroll më i ashpër ndaj pikave që të parandalohen në një masë, por edhe ndaj pjesës nga veriu në jug që kalojnë mallrat komerciale", tha Shahini.
Ndryshe, Sefedin Sefa, ekspert i ekonomisë dhe njëherësh punonjës në Hekurudhat e Kosovës, pohon se me gjithë zhvillimet e fundit rreth hekurudhave, mundësitë për kontrabandë të mallit janë të vogla.
"Kontrabanda e mallit nuk ka mundësi të rritet, duke pasur parasysh se vija hekurudhore është dhe ajo kontrollohet. Ne shpresojmë, ashtu siç na është premtuar nga KFOR-i, se trenat nga Serbia nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës, pra në veri", tha Sefa.