Ndërlidhjet

Clinton e Obama garojnë në Teksas dhe Ohajo


Senatorja amerikane, Hillary Clinton tha se është përgatitur për fitore në shtetet e Teksasit dhe Ohajos. Sot në këto dy shtete do vazhdojë gara brenda demokratëve amerikanë për të zgjedhur kandidatin presidencial për zgjedhjet e nëntorit.

Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i ka humbur votimet në 11 shtetet e fundit, derisa rivali i saj senatori Barack Obama është në avantazh. Anketat e opinionit flasin për një garë të ngushtë mes Clintonit dhe Obamës, në shtetet ku do të votohet sot.

Në mesin e republikanëve, senatori John McCain do të fitojë kandidimin e partisë nëse fiton në votimet e sotme.

Gjatë ditës, përveç Ohajos dhe Teksasit, votimet partiake do mbahen dhe në shtetet e vogla të Vermontit dhe Rhode Island.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG