JEFFREY DONOVAN
Samiti i NATO-s që këtë javë mbahet në Pragë, do të bëjë më shumë se sa vetëm të pranojë anëtarë të rinj.
Aleanca ushtarake pritet t’i bëjë publike planet për forcën e re për intervenim të shpejtë, e cila do të luftonte terrorizmin dhe do të përbëhej prej 20 mijë ushtarësh,.
Por, Evropa tani më e ka filluar procesin e krijimit të forcave të saj për ndërhyrje të shpejtë. Nuk është e qartë nëse këto forca do të jenë komplementare me njëra tjetrën.
NATO-ja me gjasë do ta shfrytëzojë samitin e 21 dhe 22 nëntorit për të bërë një rishqyrtim të përgjithshëm të misionit, me shpresë që transformimin e aleancës mbrojtëse ta orientojë drejt luftimit të terrorizmit.
Pjesë kyçe e transformimit është krijimi i një force për ndërhyrje të shpejtë, e cila do tu përgjigjej kërcënimeve gjithandej, madje edhe jashtë kontinentit evropian. Ndryshimet do të ishin kthesa më radikale që nga formimoi i NATO-s në vitin 1949.
Por lajmet për një forcë të re vijnë në kohën kur Bashkimi Evropian veç më ka filluar ti ndërtojë kapacitetet e saj. Të prira nga Franca, vendet e unionit shpresojnë që vitin e ardhshëm t’i kenë në dispozicion 60 mijë trupa. Mbetet e paqartë mënyra e bashkëveprimit të këtyre dy forcave.
Michael Brenner është ligjërues në Universitetin e Pitsburgut dhe këshilltar në Pentagon. Ai nuk sheh konflikt të interesave midis forcës së Bashkimit Evropian dhe asaj të NATO-s.
“Ajo që dëshiron administrata e presidentit Bush, është rritja e aseteve të Shteteve të Bashkuara dhe aleancës, për një sërë kërcënimesh të mundshme, si konfliktet rajonale, terrorizmin, apo shtetet e dështuara jashtë Evropës. Ajo don që aleatët evropianë të marrin pjesë në strategjinë amerikane për sulme parandaluese”, thotë Brenner.
Sipas tij, ndryshimet udhëhiqen nga kërkesat e Shteteve të Bashkuara për ta radhitur Evropën në luftën globale kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu duan që Evropa të mbështesë politikën e re agresive amerikane të sigurisë, e cila synon që kërcënimet ti eliminojë me sulme parandaluese.
“Këto tri sfida i kanë vënë aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara në situatë të vështirë. Ata nuk pajtohen me premisat e strategjisë se sulmet parandaluese janë kryesoret në përballjen me kërcënimet e reja. Ose, aleatët nuk janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësitë ushtarake, finansiare apo rreziqet”, thotë Brenner.
Radek Sikorski, nga Instituti Enterprise në Uashington, i ka thënë “Evropës së Lirë” se Shtetet e Bashkuara brenda aleancës do të forcohen pas pranimit të anëtarëve të rinj, si Sllovakia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe tri vendet Baltike.
“Përderisa në këto vende të jetë gjenerata që e mban mend komunizmin, këta njerëz do të jenë më pro-amerikanë se sa evro-perëndimorët, nga fakti se e dijnë se kush i qëndroi përballë Bashkimit Sovjetik”, thotë Sikorski.
Ndërkaq Brenner thotë se përkundër përpjekjeve paralele ushtarake, anëtaret e vjetra të unionit, si Franca dhe Gjermania, ende mund të llogariten si mbështetës të fortë të NATO-s. Ai mendon se Parisi dhe Berlini vetëm mund të shpresojnë që Uashingtoni ti zbatojë planet ushtarake përmes NATO-s, e cila merr vendime në bazë të konsenzusit. Por, Brenner thotë se kjo vështirë që mund të ndodhë.
“Nuk mendoj se administrata e Bushit ka ide të qartë për rolin dhe formën e NATO-s në të ardhmen. Kjo për shkak se NATO-ja thjesht është bërë instrument i strategjisë amerikane, i politikës amerikane të sigurisë. Kjo politikë është unilaterale”, thotë Brenner, për të shtuar se kjo mund të ndikojë në fatin e aleancës më shumë se sa transformimi aktual i saj.