Ndërlidhjet

MOSKË


Prej 20 orësh vazhdon drama e afro 1000 pengjeve në teatrin popullor të Moskës. Burimet ruse thonë se një grua ka vdekuar pasi është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka informacione shtesë apo konfirmim zyrtar.
Deri tani janë liruar 5 persona, mes të cilëve një britanik, një grua dhe tre fëmijët e saj.
Pengmarrësit kërkojnë të negociojnë rreth përfundimit të luftës në Çeçeni. Ata kanë kërcënuar se do të vrasin 10 pengje në rast se plagoset ndonjëri prej pengmarrësve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ky akt ishte planifikuar në qendrat terroriste jashtë Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG