Ndërlidhjet

HAGË


Ka vazhduar në Hagë procesi kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq. Sot, në ditën e 95 të seancave gjyqësore, ka dëshmuar dëshmitari i 124 dhe i fundit që lidhet me akuzat për Kosovën, eksperti ushtarak Philip Coo.
Pas dy javësh do të nisë pjesa e gjyqit që lidhet me akuzat për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftrave në Bosnjë dhe Kroaci.
Ndërkaq presidenti kroat, Stipe Mesiç, ka thënë se është ftuar, ndonse jo zyrtarisht, nga Gjykata e Hagës dhe sipas të gjitha gjasave do të dëshmojë në procesin kundër Millosheviqit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG