Policia serbë më kanë vrarë burrin dhe fëmijët, tha dëshmitarja Shyhrete Berisha në gjykimin e sotëm të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq.
Zonja Berisha tha se në 26 mars 1999 në Suha Rekë ajo e kishte mbijetuar vrasjen e bashkëshortit të saj dhe 4 fëmijëve, si dhe ekzekutimin e 40 anëtarëve tjerë të familjes Berisha.
Dëshmitari i pasditës, ish atasheu britanik në Beograd, koloneli John Crossland tha se prej verës së vitit 1998, ushtria jugosllave ka përdorur armë të rënda kundër popullatës civile në Kosovë, që është në kundërshtim me Konventën e Gjenevës.
Crossland tha se, për këtë, i kishte njoftuar të gjithë udhëheqësit e armatës jugosllave, të cilët e kishin mohuar angazhimin e ushtrisë në operacionet.
“Kjo nuk ishte e vërtetë. Ushtria jugosllave ndërmerrte sulme të ashpra përtej kufinjve të përdorimit të arsyeshëm të forcës”, tha Crossland, për të shtuar se, ai vetë i kishte parë rreth 300 fshatra të shkatërruar dhe plaçkitur.