Ndërlidhjet

XHAMU


Policia në Kashmirin e Indisë njofton se mbi 30 njerëz, ushtarë e civilë, janë vrarë nga një sulm i militantëve islamik kundër një kampi ushtarak indas.
Asistent sekretari amerikan i shtetit, Christina Rocca, që ndodhet për vizitë në Indi ashpër dënoi sulmin: “Dëshirojë që në emër të qeverisë sime të dënojë pa ekuivoke sulmin terrorist në Xhamu. Është pikërisht barbarizëm i atij lloji që lufta kundër terrorizmit është e vendosur ta ndalë”, tha Rocca.
Zyrtarja amerikane do të bisedojë me zyrtarët në Nju Delhi për uljen e tensionimeve midis Indisë dhe Pakistanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG