ASSOCIATED PRESS
Lufta per pushtet ndermjet kryeministrit te Shqiperise Ilir Metes dhe liderit te Partise Socialiste Fatos Nano, ka vazhduar dhe ka ngre sinjalizimet e krizes politike qe mund te kercenoj stabilitetin e vendit.
“Deshiroj te siguroj qytetaret dhe dhe te gjithe partneret e jashtem se qeveria nuk do te lejoi qe debatet artificiale dhe konfliktet brenda Partise Socialiste te shkaktojn krizen qeveritare”, citohet te kete thene Ilir Meta pas takimit te kreut partiak.
Keto komente zoti Meta i ka bere pas akuzave te Fatos Nanos sipas te cilave qeveria eshte e korruptuar, jo-kompetente dhe mban lidhje me krimin e organizuar.
Mospajtimet kane dalur ne shesh pas zgjedhjeve parlamentare te 24 qershorit. Atebote zoti Nano kishte kerkuar qe Ilir Meta te kalonte votebesimin brenda – partiak para se t’i ofrohej mandati i kryeministrit.
Ilir Meta, i cili edhe ne qeverine e meparshme kishte postin e kryeministrit, kete kerkese e kishte perjetuar si fyerje, por ishte pajtuar qe te perballej me kunder-kandidatin e mbeshtetur nga Nano dhe kishte fituar shumicen e votave. Fitorja e Ilir Metes kishte treguar se Fatos Nano po humbaste mbeshtetjen brenda Partise Socialiste.
Por, lideri socialist Fatos Nano kishte kethyer goditjen gjate muajit te kaluar, duke sinjalizuar se do te kandidohej per president te vendit ne vitin 2002, madje pa bere konsultime me bazen partiake.
Zgjedhja e presidentit vendoset permes votimit parlamentar. Ne veprimin qe nga disa kritike eshte cilesuar si shantazh, Nano kishte thene se nese socialistet nuk do ta mbeshtesin ne votimin per president, atehere duhet konvokuar zgjedhjet e reja parlamentare.
Ne Parlamentin e Shqiperise socialistet mbajne 73 mandate, nga 140 sish, dhe me mbeshtetjen e partive te vogla, mund te sigurojne dy te tretat e votave te domosdoshme per emrimin e presidentit.
Por, duket se kandidimi i Nanos do te ndante ne dysh Partine Socialiste, ndersa sipas Kushtetutes zgjedhjet e reja te pergjithshme duhet konvokuar nese asnjeri nga kandidatet presidenciale nuk siguron dy te tretat e votave.
Ne mbledhjen e mbremshme eshte arritur ujdia qe udheheqja e Partise Socialiste serish te takohet me 3 dhjetor. Ne nje takim tjeter eventual te kreut socialist, ne te cilin do te votohej per votebesimin brendapartiak, Fatos Nano i dobesuar madje mund te largohet nga Partia Socialiste, qe do t’i pamundesonte kandidimin per president.
Ne takimet me mbeshtetesit e partise, nje muaj e gjysem me pare, Fatos Nano kishte akuzuar Ilir Meten per pushtet autoritar.
Ai kishte akuzuar edhe ministrin e financave Anastas Angjelin dhe disa te tjere per korrupsion.
Ne takimin e mbremshem kryeministri Meta ka pranuar se kabineti i tij ka bere gabime, por ka shtuar se shumica e problemeve jane te trasheguara nga administrata e meparshme. Zoti Meta ka vene ne pah se qeveria e tij ka angazhuar eksperte dhe ndihme nderkombetare per te luftuar korrupsionin dhe krimin.
Ambasadori amerikan ne Tirane Joseph Limprecht sot ka ftuar per permbajtje.
“Ne presim qe te gjithe politikanet, duke perfshire edhe lideret e Partise Socialiste, te gjejne rruget per te punuar bashkerisht, ne menyre qe te kete nje qeveri stabile shqiptare”, u ka thene gazetareve zoti Limprecht.
“Ideologjia nuk qendron pas konfliktit ne Partine Socialiste”, ka deklaruar analisti politik Remzi Lani per te konkluduar:“Kemi te bejme me lufte per pushtet”.