Megjithë shqetësimet që e shoqëruan pavarësinë e Kosovës, pak janë marrë me dokumentin e shpalljes së pavarësisë dhe faktin se sa i jashtëzakonshëm është ai dokument.
Dokumenti ka aq shumë kushtëzime, detyrime dhe rezervime, është kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padronëve ndërkombëtarë të Kosovës, që në fakt e bën atë edhe deklaratë të varësisë.
Në paragrafin e fundit thuhet se "ne afirmojmë në mënyrë specifike dhe të pakthyeshme se Kosova ligjërisht do t'i bindet detyrimeve që dalin nga plani Ahtisaari".
Duke e lexuar deklaratën e shpalljes së pavarësisë, ju mund të dëgjoni fare mirë zërat e këshilltarëve ndërkombëtarë, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovarë të deklaratës.
Realiteti do jetë i ndryshëm nga fjalët në letër. Shqiptarët e Kosovës kanë marrë një hap të rëndësishëm drejt vetqeverisjes. Mbrëmjen e së djelës së shkuar ata kishin se çfarë festonin në rrugët e Prishtinës.
Unë personalisht nuk do doja të isha serb i Kosovës që jeton në enklavat në jug të lumit Ibër. Pozita e serbëve në veri të urës së Mitrovicës është një histori tjetër. Pavarësisht mbylljes së përkohshme që NATO-ja i bëri kufirit me Serbinë në veri të Kosovës, jeta e përditshme e serbëve në këtë pjesë të Kosovës dhe integrimi i tyre ekonomik, social e kulturor me Serbinë do të vazhdojë.
De facto Kosova është e ndarë. Kur Serbia dhe Kosova eventualisht të jenë vende anëtare të Bashkimit Evropian, Kosova ndoshta do të shkojë drejt një situate të krahasueshme me atë të Belgjikës. Kjo e fundit zyratisht është e bashkuar, në praktikë është e ndarë, por natyrisht paqja dhe liria e qytetarëve është e siguruar. Nëse gjërat shkojnë mirë në jugperëndim dhe keq në veriperëndim të Evropës, atëherë do kemi belgjikizimin e Ballkanit dhe ballkanizmin e Belgjikës.
Konteksti evropian e bën këtë histori të ndryshme krahasuar me territoret e tjera në botë që kërkojnë shkëputje. Në të vërtetë Evropa po lëviz nga fryma e perandorisë drejt asaj të zgjerimit. Kosova vetë po shkon nga protektorat drejt anëtarësimit në BE, pa arritur kurrë të jetë plotësisht e pavarur dhe sovrane në periudhën tranzitore. Dhe së paku në letër shqiptarët e Kosovës e kanë pranuar këtë çmim. Nëse shqiptarët e Kosovës dështojnë për ta mbajtur premtimin, atëherë do jenë disa mijëra zyrtarë evropianë dhe trupat e NATO—s që do t'i kthejnë ata në rrugën e virtytit.
Deklarimi i bashkrenduar ndërkombëtarisht i pavarësisë së varur të Kosovës është në të vërtetë zgjidhja më pak e keqe për rajonin. Ata që protestojnë se kjo zgjidhje sjell jostabilitet harrojnë faktin se limboja në të cilën jetonte Kosova që nga fundi i luftës në vitin 1999, ishte e paqëndrueshme dhe nuk mund të mbahej. Askush me mendje të shëndoshë nuk do investonte para në një vend që gjendej në rreth të mbyllur. Paqja e brishtë do të prishej nga protestat, në vendin ku papunësia kap shifrën mbi 40%.
Në fund të fundit, pavarësia e Kosovës është zgjidhja më pak e keqe dhe për vetë Serbinë. Është e tmerrshme të humbësh krahun e gangrenizuar, por kjo disa herë është dhe parakusht për rimëkëmbje. Serbët në shpirt e dinë këtë. Dhe shakanë e mëposhtme e dëgjova në Beograd dhe jo në Prishtinë: Serbët do bëjnë gjithçka për Kosovën me përjashtim të faktit që të jetojnë atje.
Për momentin do kemi një përzierje të vajtimit dhe zemërimit. Pas kësaj Serbia duhet të zgjedhë: Të mbyllet në vetvete për dekada apo të ndjek rrugën evropiane drejt rindërtimit kombëtar. Do të duhen shumë vjet derisa Kosova të marrë një vend në Kombet e Bashkuara. Rusia do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës. Por shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër e mbajnë mend se republika alpine u bë anëtare e organizatës botërore vetëm në vitin 2002. Ajo çfarë ka rëndësi tani janë zhvillimet në terren dhe shkalla e njohjes nga shtetet e tjera. Derisa shkruaj mbi 20 vende e kanë njohur Kosovën, përfshi, SHBA-të, Britaninë dhe Gjermaninë.
A është Kosova precedent, siç tremben disa apo shpresojnë të tjerë? Natyrisht udhëheqësit e Osetisë Jugore apo Transnistries, që kanë mbështetjen ruse dëshirojnë ta përdorin shembullin e Kosovës për interesat e tyre. Edhe baskët e katalansit po shohin me kujdes situatën, çfarë ka bërë që qeveria spanjolle ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Kosova është kryelajmi dhe në faqen e popujve të papërfaqësuar, që ka 69 përfaqësues, nga Abkazia deri në Zanzibar.
"Kosova është rast special" thuhet në deklaratën e pavarësisë, duke theksuar se nuk është precedent. Por dhe 68 anëtarët e tjerë të Organizatës së popujve të papërfaqësuar mendojnë se janë raste speciale gjithashtu.
Deklarata e pavarësisë së varur të Kosovës është rruga më pak e keqe për të ecur përpara, por le të pretendojmë se nuk është precedent. Të dyja deklaratat janë të vërteta: Kosova është unike dhe do të ketë Kosova të tjera.