Ndërlidhjet

PODGORICË


Mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes në Mal të Zi janë regjistruar disa tërmete, ka kumtuar enti sizmologjik në Podgoricë. Sipas këtij enti sot herët në mëngjes u regjistrua tërmeti me epiqendër 7 kilometra në jug të Ulqinit, me fuqi 4.5 shkallë të Rihterit. Mbrëmë vonë janë shënuar dridhje të tokës me fuqi 2.5 shkallë të Rihterit në rajonin e Tuzit. Nuk është raportuar për dëme eventuale materiale të shkaktuara nga këto tërmete.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG