Ndërlidhjet

PARIS


Me ftesë të qeverisë franceze, kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri sot qëndron për vizitë në Paris, ku do të bisedojë me ministren e mbrojtjes Michelle Aliot-Marie dhe shefin e diplomacisë Dominique de Villepin.
Ministria e jashtme njoftoi se Franca plotësisht e mbështet angazhimin e Holkerit në Kosovë.
"Si anëtare e BE-së dhe Grupit të Kontaktit, i kushtojmë rëndësi zhvillimit të Kosovës dhe e mbështesim politikën standardet para statusit. Kosova duhet t'i arrijë normat e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, përpara se të fillojë zgjidhja e statusit final", ka thënë një zyrtar i ministrisë së jashtme franceze.
Nga Parisi, shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri do ta vizitojë Brukselin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG