Ish ministri britanik i punëve të jashtme, David Owen do të dëshmoj nesër para Gjykatës së Hagës në procesin kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte. David Owen ishte i dërguar i Bashkimit Evropian në përpjekjet për arritjen e paqes në vitet 1992 – 1995...në kohën kur luftërat në Kroaci dhe në Bosnjë po vazhdonin. Sllobdan Millosheviq është i akuzuar për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.