Kryeadministratori i Kosovës Harri Holkeri tha sot se bisedimet Beograd – Prishtinë nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës apo me çështje politike, veçse kanë për qëllim sigurimin e përparimit konkret në çështjet praktike. "Vetëm nëse bisedojmë mund të arrijmë progres në zbardhjen e çështjes së të zhdukurve, mund ta lehtësojmë kthimin e personave të zhvendosur dhe të punojmë në ndërtimin e shoqërisë multietnike" – tha Harri Holkeri, në fjalimin e tij të parë drejtuar qytetarëve të Kosovës. Ai mëtutje ka kërkuar nga liderët kosovarë që deri të premten të njoftojnë se a do të marin pjesë në bisedimet e Vjenës apo jo.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.