Bekim Bislimi, Prishtinë
Numrit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, i cili gjatë vitit të kaluar kishte arritur shifrën prej 1747 persona të trafikuar, gjatë këtij viti i janë shtuar edhe 217 viktima të tjera, thonë zyrtarët e policisë ndërkombëtare në Prishtinë. Angela Jozeph, zyrtare për informim e policisë së UNMIK-ut, thekson se shumica prej këtyre viktimave janë femra, të cilat kanë arritur në Kosovës përmes rrjeteve të organizuara kriminale dhe kanë qenë të detyruara të prostituojnë.
“Viktimat nga Rusia rrugëtojnë nëpër Ukrainë, shkojnë në Maqedoni dhe pastaj arrijnë në Kosovë. Viktimat e Ukrainës dhe Moldavisë rrugëtojnë po ashtu nëpër Bullgari, Maqedoni, ose transferohen në Serbi dhe pastaj futen në Kosovë”, thotë Angela Joseph duke shtuar se përmes të njëjtave kanale në Kosovë trafikohen edhe viktimat nga Rumania dhe Bullgaria. Ajo po ashtu theksoi se viktima të trafikimit ka edhe nga Shqipëria dhe Serbia. Sipas saj, shumica e këtyre femrave vullnetarisht vijnë në Kosovë për të ushtruar prostitucion me premtimet se do të fitojnë shumë para.
“Në të shumtën, këto raste përfundojnë nga prostitucioni vullnetar në prostitucion të dhunshëm dhe femrat detyrohen me dhunë që të mbahen brenda dhe në pamundësi që të kenë kontakte për të ikur nga aty”, thotë zëdhënësja e policisë. Ajo shton se liria e këtyre përsonave është krejtësisht e kufizuar. Megjithatë, sipas zëdhënëses Jozef, gjatë dy viteve të kaluara, policia e UNMIK-ut ka riatdhesuar 261 viktima të trafikimit.
Në anën tjetër, organizatat joqeveritare në Kosovë kanë tërhequr vërejtjen për trafimin e brendshëm të viktimave. Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve njofton se gjatë viteve 2000-2002, janë shënuar 271 raste të ndihmës që kjo qendër ka ofruar për personat, të cilët kanë qenë viktimë e trafikimit të brendshëm. Ndërkaq, gjatë këtij viti janë shënuar 87 raste kur viktimat kanë kërkuar ndihmë nga kjo qendër. Sevdie Ahmeti, drejtuese e kësaj qendre thotë:
“Ajo që na tmerron neve vërtetë, është se 81% të viktimave janë të moshës minore, të cilat nuk kanë shkollë fare, kanë 4-5 klasë fillore ose kanë të kryer vetëm shkollën 8 vjeçare. Është edhe një fakt tjetër që, afër 60% të tyre janë nga zonat rurale, kurse mbi 40% janë të zonave urbane. Këto probleme edhe mosha e tyre, duke filluar nga nga mosha 10-18 vjeç dhe që janë fëmijë, na detyron ta quajmë jo vetëm trafikim të brendshëm, por edhe prostitucion i dhunshëm, sepse asnjë fëmijë nuk shkon të prostituohet me dëshirë dhe pa e shtyrë dikush”, tha zonja Ahmeti.
Sipas saj, në të shumtën e rasteve, të miturat shndërrohen në viktima për shkak të, siç thotë ajo, pasigurisë e cila mbretëron në mjediset tona dhe në shkollat e Kosovës.
“Janë rastet kur nxënëset janë duke dalë nga shkolla (që do të thotë se shkollat nuk kanë siguri), dhunohen, pastaj nga frika ose nga turpi fëmija nuk është në gjendje t’i tregojë prindit se çfarë ka ndodhur me të. Kurse, njëherësh, ky fëmijë viktimë shantazhohet nga ata që kanë kryer veprën e krimit dhunim dhe pastaj i marrin, kohë pas kohe, nga dy javë-tri javë, një muaj apo tre muaj, i mbajnë brenda. Pastaj, përsëri i marrin dhe vazhdisht janë të stigmatizuara si nga klientët, numri i të cilëve është duke u rritur nga vendorët, po ashtu edhe nga kriminelët, të cilët e kanë kontrollin mbi ta, por edhe familja, e cila nuk i do më fare kur kupton se çfarë është me viktimat”, tha zonja Ahmeti.
Sidoqoftë, zonja Ahmeti ka kritikuar policinë e UNMIK-ut e cila sipas saj, më tëpër është marrë me viktimat, siç i quan ajo të importuara dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për viktimat e trafikimit të brendshëm.