Ndërlidhjet

NJU JORK


Sot në Nju Jork mbahet takimi i Grupit të Kontaktit, në të cilin përfaqësuesit diplomatikë të gjashtë vendeve anëtare dhe shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, do të përpiqen ta caktojnë kohën dhe vendin për fillimin e dialogut për çështjet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Drejtorët ekzekutivë të drejtorive të ministrive të jashtme të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Gjermanisë, Hari Holkeri do t'i njoftojë për zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet e zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit.
Holkeri ka paralajmëruar se pas takimit të Grupit të Kontaktit do ta shpallë planin konkret për dialogun, fillimi i të cilit, siç tha ai, është "çështje ditësh, e jo javësh".
Si vend i mundshëm për dialogun përmenden Brukseli dhe Viena.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG