Intervistë me Baton Haxhiun, analist politik
RADIO EVROPA E LIRË
Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Harri Holkeri, pas takimit me Grupin e Kontaktit në Moskë ka deklaruar se do të jetë ndërmjetës në dialogun mbi çështjet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sipas jush, a nuk do të duhej që zoti Holkeri të jetë pjestar i delegacionit kosovar në këto bisedime, nëse merret parasyshë mungesa e kompetencave që kanë kosovarët në raport me pjestarët e delegacionit serb?
BATON HAXHIU
Së pari, është një qëndrim i gabuar i Grupit të Kontaktit lidhur me këtë çështje për arsye se Kuinti është dashur që të jetë ai ndërmjetësues në mes palës shqiptare dhe serbe, domethënë 5 shtetet e Kuintit janë një shtet më pak se Grupi i Kontaktit, të cilat janë prezente në Kosovë, e jo zoti Harri Holkeri. Së pari zoti Holkeri është i ri në këtë post, së dyti, ai duhet të merret me operacionalizimin dhe funksionalizimin e UNMIK-ut në Kosovë, i cili çdo ditë e më shumë po bën gabime, të cilat po e ngarkojnë situatën këtu në Kosovë dhe së treti, çështja shqiptare dhe serbe ose problemi i Kosovës është aq i rëndë sa që zoti Harri Holkeri nuk do të jetë ai i cili mund ta nisë ose të jetë ndërmjetësues i mirë e funksional për këtë çështje. Jam i bindur se këto negociata me Harri Holkerin, nëse nuk e ka ndihmesën e Kuintit, do të dështojnë.
RADIO EVROPA E LIRË
Takimi në Moskë ka përfunduar me rekomandimet që bisedimet të koordinohen nga Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian, ndërkohë që autoritetet vendore vazhdimisht kanë ritheksuar se në këto bisedime rolin kryesor duhet ta luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë mendoni ju?
BATON HAXHIU
Meqenëse në Grupin e Kontaktit janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo domethënë se SHBA do të jetë prezente aty. Ky koordinim nga distanca mendoj se është i paefektëshëm për arsye se problemet janë shumë serioze dhe unë mendoj se çështjet teknike për të cilat do të flitet, do të shndërrohen në çështje politike. Këtu duhet garanca e jo ndërmjetësues jofunksional. Këtu duhen garancat e Kuintit. Ai mund të jetë garantues për çështje teknike. Sa i përket lehtësimit të negociatave që parashihen të bëhen përmes zotit Holkeri, unë mendoj që këtu ka konflikt interesi për arsye se nuk e dimë se kë e përfaqëson Holkeri, a e përfaqëson Kosovën dhe problemet e Kosovës apo është ndërmjetësues i serbëve dhe shqiptarëve. Domethënë, është një konfuzion që e ka shkaktuar deklarata e Grupit të Kontaktit dhe i ka dhënë një mandat, të cilin unë nuk mendoj se do ta kryej zoti Holkeri. Unë nuk mendoj se shqiptarët do të hyjnë në çfardo bisedash për çështje teknike, qoftë edhe me një ndërmjetësues çfarë është kryeadministratori i Kosovës. Ai nuk do të jetë njeriu i cili duhet të kryej atë punë për arsye se e humbë peshën e njeriut të parë të Kosovës dhe udhëheqësit të popullit të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e fundit ka pohuar se zoti Holkeri duhet të punojë për rindërtimin e marrëdhënieve ndërmjet UNMIK-ut dhe zyrtarëve vendorë, të cilat ai i ka trashëguar si marrëdhënie të tensionuara nga paraardhësi i tij Mihael Steiner. Si mund të arrihet një identifikim i përbashkët i problemeve në mes të UNMIK-ut dhe institucioneve vendore?
BATON HAXHIU
Mendoj se problemet në mes të institucioneve vendore dhe UNMIK-ut janë gati se në pikën zero, sa që unë mendoj se UNMIK-u e ka humbur, të themi kështu, idenë se si duhet të funksionalizohet relaksimi i marrëdhënieve serbe-shqiptare, e ka humbur idenë për arsye se nuk ka strukturë funksionale përveç idesë së parullave të përditshme të cilat kryhen përmes deklaratave për shtyp. Kjo është e padobishme, mos të them se jemi në një situatë ku marrëdhëniet e tri palëve, serbe-shqiptare, UNMIK-sqiptare dhe UNMIK-serbe, janë gati në pikën më të ulët të mundshme. Këto marrëdhënie nuk mund t’i ngritë një njeri çfare është Harri Holkeri, i cili i takon grupit të administratës së UNMIK-ut, por mund t’i ngritë dikush që e funksionalizon diplomacinë në të mirë të marrëdhënieve të këtyre tri palëve. Kjo se si po ndodh, mendoj se do ta acarojë situatën. Po e them, Harri Holkeri nuk do të jetë njeriu i cili mund t’i kryej këto punë vetëm. Këtë mund ta kryejnë vetëm shtetet e Kuintit e ato shtete duhet të angazhohen drejtëpërdrejt në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme shqiptare-serbe.
Intervistoi: Bekim Bislimi