Ndërlidhjet

HAGË


Një nga ish komandantët e marinës jugosllave,vice admirali i pensionuar Miodrag Jokiq ka pranuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte se është fajtor për granatimin e Dubrovnikut në Kroaci gjatë vitit 1991.
Jokiq ka pranuar se është fajtor për vrasje, për dëmtime me qëllim të monumenteve historike dhe institucioneve të ndërlidhura me fenë dhe krime tjera.
Në shkëmbim të pranimit të fajësisë nga ana e tij, prokurorët janë dakorduar të heqin disa akuza dhe të kërkojnë dënim jo më shumë se 10 vjetë burgim, por gjykacit nuk janë të obliguar të ndjekin rekomandimet e prokurorisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG