Rrahman Paçarizi, Prishtinë
"Mos ma vrit lirinë, dorëzoi armët", është motoja e një programi të amnistisë së armëve, gjatë të cilit për tridhjetë ditë me radhë, qytetarët e Kosovës që mbajnë armët e tyre ilegalisht, do të kenë edhe një rast për t’i hequr ato nga shtëpia dhe për t’i dorëzuar në duar të sigurta, pa u dënuar për armëmbajtje pa leje. E gjithë kjo është mundësuar nga një program për amnistinë e armëve që e ka autorizuar UNMIK-u dhe do ta ekzekutojë forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë tha sot për Evropën e Lirë, një zëdhënës i KFOR-it, komandanti Chris Thomson. "Programi do të fillojë më 1 shtator dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator të këtij viti. Është një program i autorizuar nga autoritetet e misionit të Kombeve të Bashkuara", tha zëdhënësi Thomson, sipas të cilit dhënia edhe e një mundësie për dorëzimin e armëve pa u ndëshkuar për armëmbajtje pa leje, është edhe një përpjekje e KFOR-it për të larguar nga duart e njerëzve jokompetentë armët ilegale, duke krijuar njëkohësisht një ambient më të sigurt për të gjithë.
Ky program nuk është i pari që shpallet në Kosovë dhe nga dy programe të mëhershme, KFOR-i ka dalë mjaft i kënaqur dhe shpreson të përsërisë sukseset e mëhershme. "Që nga ardhja e KFOR-it në Kosovë, rreth 19 mijë armë të ndryshme janë hequr nga qarkullimi dhe nga duart e njerëzve, prandaj presim përsëritje të suksesit edhe sivjet", tha zëdhënësi Thomson. Ai ka mohuar se ky program ka të bëjë me situatën e fundit në Kosovë, që është karakterizuar me incidente të shtuara. "Programi është planifikuar një kohë të gjatë dhe qëllimi është një përpjekje për të parandaluar tragjeditë në Kosovë", tha zëdhënësi Chris Thomson.
“Mos ma vrit lirinë” është edhe motoja kryesore e këtij programi që përkrahet edhe nga UNDP-ja dhe kjo moto është afishuar anembanë Kosovës, duke pasuar edhe një projekt tjetër të UNDP-së kundër armëmbajtjes pa leje. Zyrtarë të UNDP-së patën vlerësuar se prej 330 deri 460 mijë armë të vogla mbahen në mënyrë të paligjshme në duart e civilëve në Kosovë.